Radioja kryesore suedeze: Thaçi është ftuar në Hagë

Aktuale

Radioja kryesore suedeze: Thaçi është ftuar në Hagë

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 11:43
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Thaçi, President i Kosovës, do të ftohet nga Gjykata Speciale. Ka raportuar se disa prej ish-udhëheqësve të luftës, përfshirë Rrustem Mustafën e Sami Lushtakun janë ftuar në cilësinë e të dyshuarve për krime lufte.

Ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë lidhur me hetimet që janë duke u zhvilluar në katër vitet e fundit.

"Në Kosovë, nuk kemi asgjë për të fshehur", kishte thënë Presidenti Thaçi, vitin e kaluar, në një intervistë në Suedi.

Kjo radio, shkruan se Thaçi është një nga njerëzit që mund të jetë subjekt i Gjykatës Speciale.

Presidenti Hashim Thaçi gjatë luftës kishte pozicionin udhëheqës të UÇK’së derisa pas përfundimit të luftës, kur u kryen krime, mbante pozitën e Shefit të Qeverisë së Përkohshme që kishte të gjitha mekanizmat përfshirë Ministritë e Shërbimin Informativ.

Radioja suedez shkruan se UÇK’ja luftoi kundër Serbisë për pavarësi derisa ish-udhëheqësit e saj janë në krye të Shtetit, përfshirë pozitën e Presidentit, Kryeministrit e Kryetarit të Kuvendit.

Ky televizion shkruan se shumë dëshmitarë kanë ndryshuar deklaratat nëpër procese të ndryshme derisa të tjerë janë frikësuar e eliminuar.

Në luftën e Kosovës ishin vrarë 13 mijë njerëz shumica shqiptarë, ishin dëbuar 1 milion njerëz, ishin dhunuar 20 mijë gra e burra të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat