Ambasadori Kosnett tregon a e përkrah Rezolutën për dialogun me Serbinë

Aktuale

Ambasadori Kosnett tregon a e përkrah Rezolutën për dialogun me Serbinë

Nga: A.ZH Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 14:54
Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka përgëzuar Kuvendin e Kosovës për miratimin e rezolutës për dialogun Kosovë-Serbi si dhe votimin e delegacionit shtetëror në këtë proces.

Kosnett në një postim në Twitter, ka thënë se SHBA përkrah pjesëmarrjen politike në dialog nën udhëheqjen e BE-së, përjell Bota sot.

Sipas tij, dialogu do të jetë çelës për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

“Mirëpres votën e Kuvendit lidhur me dialogun. Përkrah pjesëmarrjen politike në dialog nën udhëheqjen e BE-së me mbështetjen tonë dhe kjo hap zgjidhje kreative. Ne përgëzojmë udhëheqjen e Kuvendit me gjithëpërfshirjen e delegacionit shtetëror – çelës për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse”, ka shkruar ambasadori amerikan Philip Kosnett./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat