Gazeta spanjolle shkruan për themelimin e Ushtrisë së Kosovës: U arrit me mbështetjen e SHBA-ve

Aktuale

Gazeta spanjolle shkruan për themelimin e Ushtrisë së Kosovës: U arrit me mbështetjen e SHBA-ve

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 15:55
FSK

Urimet në 12 gjuhë të ndryshme të botës, për krijimin e ushtrisë së Kosovës, që postoi në llogarinë në Twitter zëvendëskryeministri i vendit, Enver Hoxhaj, duket të kenë arritur edhe në Spanjë.

Gazeta spanjolle El Pais i ka kushtuar krijimit të ushtrisë së Kosovës një artikull të plotë në versionin ndërkombëtar të gazetës. Në këtë artikull, El Pais citon zëvendëskryeministrin Hoxhaj dhe postimin e tij në twitter në gjuhën spanjolle.

“Puna e palodhshme e grave dhe burrave të Kosovës u shpagua: nga sot, ne kemi Ushtrinë që do t’i shërbejë të gjithë qytetarëve. Duke festuar këtë arritje të madhe, ne zotohemi të punojmë edhe më shumë për t’iu bashkuar aleatëve tanë në NATO. FSK e bën Ballkanin më të sigurt”, ka shkruar Hoxhaj.

El Pais shkruan se Kosova ka formuar ushtrinë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.˙

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat