Ndërprerjet e energjisë, “Qeveria s’do të pajtohet më me arsyetimet e kota për rënie blloqesh”

Aktuale

Ndërprerjet e energjisë, “Qeveria s’do të pajtohet më me arsyetimet e kota për rënie blloqesh”

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 19:02
Qeveria e Kosoves

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi ka thënë se Qeveria nuk do të pajtohet më me arsyetimet nga KEDS për ndërprerjen e energjisë elektrike.

Këtë reagim Arifi e ka bërë pasi në komunën e Fushë Kosovës dhe të Suharekës sot kishte ndërprerje të energjisë elektrike,

Tutje, ai ka theksuar se në mënyrë të pakompromis do t’i vihet fundi praktikave të marra të papërgjegjshmërisë e në të cilat viktimë janë qytetarët

“Sot ka qenë vështirë të jesh qytetarë i Fushë Kosovës dhe Therandës. Në ditë të ftoftë gati Siberike me orë të tëra pa energji elektrike në vitin 2018 është e patolerueshme dhe e padurueshme. Është arritë nivel ku Qeveria nuk do të pajtohet më me raporte të arsyetimeve të kota për rënie blloqesh, mbingarkime apo renovime të “planifikuara” në pikë të dimrit. Në mënyrë të pakompromis do të i vihet fundi praktikave të marra të papërgjegjshmërisë e në të cilat viktimë janë qytetarët. Mjaft është Mjaft”, ka shkruar këshilltari i kryeministrit në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat