Porosia e babait të dëshmorëve: Mirë u bë me ushtrinë, por sikur të duheshim më shumë mes veti

Aktuale

Porosia e babait të dëshmorëve: Mirë u bë me ushtrinë, por sikur të duheshim më shumë mes veti

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 21:18
Foto

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka vizituar së fundi babin e katër dëshmorëve, Sheremet Sejdiun nga Qirezi.

Pas vizitës, Musliu ka publikuar disa fotografi ku edhe ka treguar se çfarë i tha babai i dëshmorëve me rastin e transformimit të FSK-së.

Musliu shkroi se ai tha se u bë mirë, por do të duhej që shqiptarët të duheshin edhe pak më shumë mes veti,

Deputetja Musliu tha poashtu se përmes rrëfimit të tij pasqyrohet historia e dhimbshme e Kosovës dhe sakrifica e popullit për liri.

Postimi i plotë:

Sheremet Sejdiu nga Qirezi apo Baca Sheremet si e therrasim ne, baba i kater Deshmorve ishte gezuar shume per Ushtrine e Kosoves. “U ba mire bre bac, tash veq me kane edhe mu dashte pak ma shume ner veti” me tha sapo shkembyem urimet per Ushtrine. Permes rrefimit te tij pasqyrohet historia e dhimshme e Kosovës dhe sakrifica e popullit per Liri. Baca Sheremet eshte unikat, perkunder dhimbjes gjithmone gjene force e fjale te mira per te na inkurajuar per te ece perpara. Lavdi e perjetshme deshmoreve Beqir, Nazmi, Bedri dhe Bekim Sejdiut! Respekt per familjen e tyre!

Image
Image
 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat