Me dy qëndrime në dialog

Aktuale

Me dy qëndrime në dialog

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 07:59
Foto

Pas miratimit të rezolutës për dialogun me Serbinë, përmes së cilës caktohet edhe ekipi i ri negociator, Kosova do të paraqitet me dy qëndrime në Bruksel. Derisa presidenti Hashim Thaçi, i cili e ka filluar fazën finale të dialogut, po kërkon korrigjim të kufijve, ekipi negociator është kundër kësaj ideje.

Pavarësisht se deputetët e partive në pushtet dhe ata të Partisë Socialdemokrate të shtunën votuan rezolutën dhe ekipin negociator për dialogun me Serbinë, një gjë e tillë nuk pritet ta zbehë rolin e presidentit Hashim Thaçi në këtë proces.

Kështu vlerësojnë monitoruesit e procesit të dialogut, të cilët thonë se kreu i shtetit do të vazhdojë t’i udhëheqë negociatat me Serbinë sipas mandatit kushtetues.

Megjithatë, përfaqësuesit e partive që janë pjesë e delegacionit konsiderojnë se roli i ekipit do të jetë tejet i rëndësishëm në bisedimet me Serbinë. Madje ata janë shprehur të vendosur se rezoluta e miratuar do ta ruajë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës pavarësisht pretendimeve të kreut të shtetit për korrigjim të kufijve.

Po,r njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se pikërisht ideja e korrigjimit do të bëhet shkas i përplasjes dhe përçarjeve në mes ekipit negociator dhe presidentit, shkruan Zëri, transmeton Klan Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat