Sot dalin para gjyqit të dyshuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit - Bota Sot
Sot dalin para gjyqit të dyshuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Aktuale

Sot dalin para gjyqit të dyshuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 08:28
Foto

Tre të dyshuarit për përfshirje në vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviqit, pritet që sot përsëri të dalin para Gjykatës në Prishtinë, ku do të shqyrtohet edhe një herë kërkesa për masën e paraburgimit.

Gjykata Themelore në Prishtinë muajin e kaluar kishte caktuar 30 ditë paraburgim ndaj tyre mirëpo Gjykata e Apelit duke vepruar sipas ankesave të mbrojtësve ka kërkuar që Themelorja ta rishqyrtojë edhe një herë kërkesën e Prokurorisë.

Pas seancës së muajit të kaluar, prokurori i Prokurorisë Speciale Sylë Hoxha pati deklaruar se Prokuroria ka prova të mjaftueshme për t’u caktuar masa e paraburgimit.

“Kam bërë kërkesën për masën e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve. Duke e pasur parasysh se ka prova të mjaftueshme për dyshim të bazuar e kam kërku masën e paraburgimit”, kishte deklaruar Hoxha, raporton kallxo.com.

Seanca e nëntorit ishte e mbyllur për publikun.

Monitoruesit e BIRN nuk ishin lejuar ta monitoronin seancën dëgjimore për shqyrtimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve për vrasjen e Ivanoviqit.

Muajin e kaluar Policia e Kosovës në një aksion në veri të Mitrovicës kishte arrestuar tre persona nën dyshimet se janë të përfshirë në vrasjen e ish politikanit serb në Kosovë, vrasje e cila kishte ndodhur në janar të këtij viti.

Për vrasjen e Oliver Ivanoviq sipas Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë është i dyshuar edhe nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojiçiq, i cili është në kërkim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...