Hera e dytë që BE-ja i ‘ndërpret’ fjalën Kosovës

Aktuale

Hera e dytë që BE-ja i ‘ndërpret’ fjalën Kosovës

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 16:13
Hahn, Haradinaj dhe Mogherini

Zyra e shtypit e Bashkimit Evropian e ka anuluar konferencën e përbashkët me kryeministrin Ramush Haradinaj, pas takimin në Këshillin e MSA’së.

Siç raportojnë gazetarët kosovarë në Bruksel, kjo ka ardhur për shkak të tendosjes së atmosferës në takimin e MSA’së, e ku temë ishte edhe taksa ndaj Serbisë.

Deri tani nuk ka asnjë sqarim lidhur me anulimin e konferencës, mirëpo po raportohet në vazhdimësi për një takim të tensionuar në BE.

E kjo gjë ka ndodhur edhe herë të tjera. Ndaj Kosovës BE’ja kishte vepruar njëjtë  edhe para një viti.

Ishte takimi i Këshillit të MSA’së në vitin 2017, kur u anulua konferenca nga BE’ja, për shkak se kishte tension mes BE’së dhe Kosovës lidhur me Demarkacionin.

Ndryshe, Haradinaj udhëtoi sot për në Bruksel me informacionin që në agjendë është edhe diskutimi i taksës, për të cilën BE’ja dha dje një kompromis, por që nuk e gjeti gjuhën e përbashkët me Qeverinë e cila po kërkon vetëm njohjen e shtetit si kusht për largim të taksës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat