Haradinaj i ashpër me Mogherinin: E ke humbur kredibilitetin për ndërmjetësim në dialog

Aktuale

Haradinaj i ashpër me Mogherinin: E ke humbur kredibilitetin për ndërmjetësim në dialog

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 16:37
Pamje nga takimi

I pari i Qeverisë së Kosovës ka konfirmuar tensionet në takimin me përfaqësues të Bashkimit Evropian. Në fjalinë e tij para përfaqësuesve të BE’së, Haradinaj ka folur për dialogun si dhe për idenë për shkëmbim të territorit, që siç ka shkruan i pari i ekzkekutivit ka dëmtuar kredibilitetin e ndërmjetësuesit.

Megjithatë, njëzet vjet pas luftës, dhjetë vjet pas pavarësisë, dhe pesë vjet pas Marrëveshjes së Brukselit, realiteti është se, përparimi drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka qenë minimal, dhe në fakt tani ka dalur krejtësisht nga binarët, veçanërisht me diskutimin publik mbi idenë fatale të korrigjimit të kufirit dhe shkëmbimit të territorit; Ka dëmtuar seriozisht kredibilitetin e ndërmjetësuesit, dhe ka dëmtuar arritjet që kemi bërë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE për më shumë se 7 vjet.

Më lejoni të theksoj edhe një herë, unë si Kryeministër dhe Qeveria e Kosovës, kundërshtojmë fuqishëm dhe e refuzojmë këtë ide, e cila do të sjellë vetëm luftëra dhe tragjedi të reja në Ballkan. Kushdo që flet për kufijtë, territorin, apo çfarëdo korrigjimi tjetër për vendim tim, është armiku ynë.

Fjala e plotë e Kryeministri Haradinaj në takimin e Këshillit të Stabilizim-Asociimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat