Kjo ishte fjala më e rëndë që Haradinaj ia tha Mogherinit

Aktuale

Kjo ishte fjala më e rëndë që Haradinaj ia tha Mogherinit

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 17:20
Foto nga takimi në Bruksel

Përfaqësuesja e Lartë e BE'së Federica Mogherini kohë më parë publikisht ka folur për ndryshimin e kufijve nëse Kosova dhe Serbia pajtohen. Por, Ramush Haradinaj sot para saj ka thënë se ata që flasin për këtë temë janë armiq të Kosovës.

I pari i Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesja e lartë e BE’së, Federica Mogherini sot nuk patën një takim të lehtë.

Ramush Haradinaj thekoi edhe njëherë se Qeveria e Kosovës kundërshton fuqishëm idenë për shkëmbim të territoreve dhe sipas tij kjo do të provokonte luftra e tragjedi në Ballkan.

“Kushdo që flet për kufijtë, territorin, apo çfarëdo korrigjimi tjetër për vendin tim, është armiku ynë”, shtoi ai.

Kjo erdhi si përgjigje ndaj përfaqësueses së BE’së e cila pati mbështetur tentativen e dyshes Thaçi-Vuçiq.

Haradinaj u shpreh se Kosova 20 vjet pas luftës ka pasur përparim minimal sa I përket normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, tash kjo ka dalë edhe nga binarët e po flitet për idenë që ai e ka quajtur fatale e që është ajo për shkëmbim të territoreve.

Kjo, sic u shpreh Haradinaj ka dëmtuar kredibilitetin e ndërmjetësuesit, dhe ka dëmtuar arritjet që janë bërë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE për më shumë se 7 vjet.

"Më lejoni të theksoj edhe një herë, unë si Kryeministër dhe Qeveria e Kosovës, kundërshtojmë fuqishëm dhe e refuzojmë këtë ide, e cila do të sjellë vetëm luftëra dhe tragjedi të reja në Ballkan", ka përfunduar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat