Burri i Albulena Haxhiut i drejtohet Haradinajt: Kurgja Mogerinit, çka i bëre Murat Mehës, kthena territorin ose jep dorëheqje

Aktuale

Burri i Albulena Haxhiut i drejtohet Haradinajt: Kurgja Mogerinit, çka i bëre Murat Mehës, kthena territorin ose jep dorëheqje

Nga: N.H Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 18:03
Murat Meha dhe Ramush Haradinaj

Është mbajtur takimi ndërmjet Kosovës dhe BE-së në kuadër të Këshillit të Stabilizim Asociimit(MSA).

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, në takimin që delegacioni i Qeverisë së Kosovës mbajti sot me zyrtarë të BE-së në kuadër të Këshillit të MSA-së.

Lidhur me ketë ka reaguar burri Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi, përmes një postimi në Facebook. Ai ka thënë se kjo nuk ishte asgjë nga ana e kryeministrit Haradinaj çka i bëri sot Mogherinit e çka i kishte bërë dikur Murat Mehes.

Ai ka kërkuar nga Haradinaj që të kthehet territori nga demarkacioni me Malin e Zi, ndryshe ka thënë se duhet të jap dorëheqje.

“Kurgja Mogerinit, çka i pat ba Murat Mehës! Ramush lej foret!  Kthena territorin ose jep dorëheqje! Çakorri, Bjelluha, Kulla...Tradhëtia”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat