Ramadani tregon se çka dëshmon mbledhja e KS të OKB-së për ushtrinë e Kosovës

Aktuale

Ramadani tregon se çka dëshmon mbledhja e KS të OKB-së për ushtrinë e Kosovës

Nga: G.B Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 18:37
Burim Ramadani

Sonte do të mbahet mbledhja e KS të OKB-së, ku do të diskutohet për mandatimin ushtarak të FSK-së.

Për këtë mbledhje, zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, ka thënë se është e panevojshme dhe e paefektshme, pasi nuk do të ndryshojë asgjë, forca fillon transiconin dhe populli i Kosovës është më i sigurt, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se kjo mbledhje do të dëshmojë orientimet në botën e sotme, Kosova me SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar e Francën, ndërsa Serbia me Federatën Ruse.

Postimi i tij i plotë:

Mbledhja e KS të OKB-së është e panevojshme, e paefektshme, pa vendimmarrje

Thirrja urgjente nga Rusia dhe Serbia e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së OKB-së në lidhje me mandatimin ushtarak të FSK-së është thjesht e panevojshme, e paefektshme dhe pa vendimmarrje. 
Asgjë nuk do të ndryshojë. Asnjë veprim më pak apo më shumë. 
Forca fillon transicionin, Kosova forcohet, populli i Kosovë është më i sigurt!

Veç një gjë të mirë e ka:
Dëshmon edhe njëherë orientimet në botën e sotme - Kosova me SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar e Francën, ndërsa Serbia me Federatën Ruse.

Ndarje më të pastër konceptuale dhe faktike nuk ka!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat