Pas përplasjes me Haradinajn, Mogherini “bombardohet” nga qytetarët e Kosovës

Aktuale

Pas përplasjes me Haradinajn, Mogherini “bombardohet” nga qytetarët e Kosovës

Nga: N.H Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 19:34
Federica Mogherini

Një përplasje ka ndodhur sot ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Haradinaj është zotuar se taksa nuk do të hiqet deri në njohje nga Serbia, e kjo ka bërë që situata të tensionohet.

Madje si shkak i kësaj është anuluar edhe konferenca e paralajmëruar për media, përcjell “Bota sot”.

Ndërsa, qindra komente menjëherë kanë shkuar në adresën e Facebook të ndërmjetësues së dialogut Kosovë-Serbi dhe përfaqësueses së lartë të BE-së në Kosovë, Federica Mogherini, derisa kjo e fundit po bënte një paraqitje 'live'.

“Vizat si dojna, ushtrinë e dojna”, “Hajde krejt Kosova”, “Ku janë të drejtat e njeriut për Kosovën”, thuhet në shumicën e komenteve.

 Në vazhdim ju sjellim disa nga komentet e siguruara nga gazeta “Bota sot”.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat