Thaçi në KS të OKB-së: Vendimi për krijimin e Ushtrisë i vonuar, assesi i gabuar

Aktuale

Thaçi në KS të OKB-së: Vendimi për krijimin e Ushtrisë i vonuar, assesi i gabuar

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 21:54
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka thënë se në ditët më të rënda po në të njëjtin vend janë dëgjuar zërat që kanë bërë thirrje për paqe.

“Dy dekada pas luftës jemi të thirrur në një seancë të jashtëzakonshme në kohë krejt normale kur angazhimi i kombeve të bashkuara kërkon rishqyrtim serioz dhe vëmendja juaj është në problemet me të cilat përballet bota”.

“Asgjë e jashtëzakonshme nuk ka ndodhur në Kosovë javën e kaluar, ajo që ka ndodhur është një vendim krejt normal, nëse Kosova ka bërë gabim është se ka pritur pesë vite pa nevoje për vendimin e ushtrisë”, ka thënë Thaçi.

Sipas presidenti, ky vendim është i vonuar por assesi i gabuar.

“Kosova ka ndërmarrë hap të natyrshëm në themelimin e Ushtrisë së saj, çka ka të jashtëzakonshme këtu.

Tutje, Thaçi ka thënë se është e drejt legjitime e çdo shteti që të krijon Ushtrinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat