Ky është komenti i Francës për ushtrinë e Kosovës në OKB

Aktuale

Ky është komenti i Francës për ushtrinë e Kosovës në OKB

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 22:50
Francois Delattre

Ambasadori i Francës në Këshillin e Sigurisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Francois Delattre, ka thënë se votimi për Ushtrinë e Kosovës ka ardhur në një kohë jo të duhur.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga Serbia për vendimin e Kosovës për Ushtri, ai ka kërkuar nga dy shtetet që të mos lëshojnë deklarata e të mos marrin masa që pengojnë normalizimin e marrëdhënieve.

Ai ka thënë se megjithatë FSK-ja s’mund të shkojë në veri pa lejen paraprake të KFOR-it.

Delattre ka kërkuar nga Kosova që të heqë taksën 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, pasi siç ka thënë është në kundërshtim me marrëveshjet për tregti të lirë, dhe se kjo nuk i kontribuon situatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat