Dialogu vazhdon vetëm kur të hiqet taksa, thotë Vuçiq në OKB - Bota Sot
Dialogu vazhdon vetëm kur të hiqet taksa, thotë Vuçiq në OKB

Aktuale

Dialogu vazhdon vetëm kur të hiqet taksa, thotë Vuçiq në OKB

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 23:32
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është e dukshme që askush në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, s’mund të gjente asnjë dispozitë që Prishtina e nxjerrë të drejtën e saj për formimin e Ushtrisë.

“Ju jam shumë falënderues shumë njerëzve që pavarësisht qëndrimit politik për çështjen e Kosovës dëshirojnë të jenë objektiv. Prishtina po thoshte se ka ndodhur spastrim i tmerrshëm etnik nga forcat serbe dhe do të ju jap faktet se aty kanë qenë 1.4 milionë shqiptarë sot janë 1.7 milionë kanë qenë 200 mijë serbë tani 105 mijë serbë këto janë shifrat dhe faktet kush e ka bërë këtë spastrim etnik. Nuk po them se çdo her kemi pas të drejtë por më duhet të them se kjo qasje e një anshme jo vetëm se vret të vërtetën por edhe gjasat e mirëfillta për arritjen e kompromisit mes dy palëve”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka theksuar se nuk kanë përdorur asnjë lloj force ndaj Kosovës.

“Ne nuk kemi përdorur asnjë lloj force për dallim nga ana tjetër, ata kanë përdorur forcë duke e rrahur negociatorin serb vetëm pse ka folur me zë për problemin e Kosovës..Të gjithë e fajësojnë Serbinë por ne nuk kemi krijuar taksë kundër tyre nuk kemi krijuar ushtri në veri, pse duhet që të fajësohemi. Me që folëm për Interpolin, Prishtina këtu tha se vetëm krimi i organizuar ka përfituar këtu, jo, dëshirojë që Prishtina të punojë shumë më mirë kundër krimit por sot është vendi më i keq në Evropë për këtë çështje po flasim për përkrahjen e komunitetit serb”.

Presidenti serb ka shtuar se të gjitha komunat serbe në Kosovë iu referoheshin z.Thaçi duke thënë se ai nuk e ka thënë të vërtetën dhe se ata janë kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës..

“Ne do të vazhdojmë me dialogun tonë sapo ata t’i heqin tarifat, nuk jam shumë optimistë dhe po ju them gjithë juve se brengat e mija sot janë më të mëdha sesa kanë qenë dje. Shpresoj që një ditë do të jemi në gjendje që të arrijmë këtë marrëveshje me Prishtinën por në periudhën e fundit çdo gjë që kanë bërë ka qenë e papërgjegjshme, na kanë çuar mbrapa 7-8 vite, kemi nevojë për përkrahjen e OKB-së’”, ka përfunduar Vuçiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...