Prokuroria ende nuk e ka identifikuar vrasësin e Ivanoviq

Aktuale

Prokuroria ende nuk e ka identifikuar vrasësin e Ivanoviq

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 08:17
Oliver Ivanoviq

Detaje të reja nga hetimet për vrasjen e Ivanoviq janë zbuluar nga dosja e Prokurorisë Speciale.

Në një dokument të cilin e ka siguruar KALLXO.com nënvizohet se prokurorial Speciale ende nuk e ka të identifikuar personin i cili ka shtënë në drejtim të Ivanoviq. Personi siç shkruhet në dokument është ende i panjohur ndërsa personat e arrestuar dhe të shpallur në kërkim deri më tani nga prokuroria pretendohet se kanë  ndihmuar ose kontribuar në ofrimin e lehtësirave për vrasjen ose fshehjen e provave.

Dokumentin tregon se deri më tani Prokuroria Speciale ka arritur të intervistoj 40 dëshmitarë lidhur me vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Lideri i Nismës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” u qëllua për vdekje mëngjesin e 16 janarit.

Pas vrasjes së politikanit Serb në Kosovë, të gjithë udhëheqësit e vendit e kishin dënuar aktin e vrasjes, ndërsa Policia e Kosovës kishte ofruar 10000 euro shpërblim për këdo që jepte informacione në lidhje me vrasjen e tij.

Që nga ajo kohë Prokuroria ka arritur ti dëgjoje 40 dëshmitarë dhe ti identifikoje tre persona që dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e tij.

Nedelkjo Spasojeviq, Marko Rosiq dhe Dragisha Markoviq, janë personat ndaj të cilëve sot Gjykata Themelore në Prishtinë e caktoje masën e paraburgimit.

Ata dyshohen se janë të involvuar në vrasjen e politikanit Serb.

Në aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se ata kanë marrë pjesë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Për vrasjen policia është interesuar të intervistoj edhe Millan Radojçiq nënkryetar i Listës Serbe. Shtëpia e tij është bastisur ndërsa Radojçiq është në kërkim policor.

Muajin e kaluar Policia e Kosovës në një aksion në veri të Mitrovicës kishte arrestuar tre persona nën dyshimet se janë të përfshirë në vrasjen e ish politikanit serb në Kosovë, vrasje e cila kishte ndodhur në janar të këtij viti.

Për vrasjen e Oliver Ivanoviqit sipas Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë është i dyshuar edhe nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojiçiq, i cili është në kërkim.

Oliver Ivanoviq, me 18 janar të këtij viti është varrosur në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat