Nitaj: Mogherini dhe Hahn të mos pranohen si ndërmjetës në dialog, të përfshihet SHBA

Aktuale

Nitaj: Mogherini dhe Hahn të mos pranohen si ndërmjetës në dialog, të përfshihet SHBA

Nga: G.B Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 11:29
Muharrem Nitaj

Deputeti nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj, ka reaguar pas takimit të djeshëm në Bruksel.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Mogerini dhe Hahn nuk po dëshmohen të paanshëm në dialogun Kosovë-Serbi, andaj dhe nuk duhet të pranohen si ndërmjetës, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se pa përfshirjen e SHBA-së, nuk do të ketë sukses dialogu.

Postimi i tij i plotë:

Në reagimin tim të djeshëm pas takimit të KM Haradinaj me Përfaqësuesen e Lartë për politikë të Jashtme të BE-se, Mogerini, jam përmbajtur të mos them krejt çka mendoj, por sot s’kam qare pa e thënë!
Mogerini dhe Hahn, nuk po dëshmohen të paanshëm në dialogun Kosovë-Serbi, prandaj ata edhe nuk duhet të pranohen si ndërmjetës në këtë dialog!
Pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në këtë proces, ky dialog nuk mund të ketë sukses! 
MN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat