Kryeministri Ramush Haradinaj është zotuar se qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza para fundit të këtij viti.
Përderisa kanë mbetur edhe 13 ditë deri në përfundim të vitit, Haradinaj është shprehur i bindur që Kosovës do t’i ipet liberalizimi i vizave.
“Ne tani kemi dy kërkesa për BE-në e kemi normalizimi I dialogut dhe liberalizimi i vizave, këto dyja janë në proces kjo nuk ndërlidhet me taksën kjo është e ndame. Besoj se do ta marrim liberalzimim jo shumë larg para viti të ri por kjo nuk ndërlidhet me taksën”, tha Haradinaj.
Kujtojmë se Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johanes Hahn, në Prishtinë tha se nuk ka liberalizim për qytetarët e Kosovës deri në vitin 2020.