LDK i quan farsë punët që ministri Ismaili thotë se i ka kryer

Aktuale

LDK i quan farsë punët që ministri Ismaili thotë se i ka kryer

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 14:15
Imet Rrahmani

Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, se po bënë fushatë agresive si përpjekje për të fshehur të vërtetën e kapjes së sistemit shëndetësor të cilin e ka nisur PDK-ja me ardhjen në pushtet.

Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e LDK-së, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës, Imet Rrahmani, akuzat se LDK është fajtore për sistemin e shëndetësisë, i quajti absurditet të një politikani.

Në një konferencë për media të mbajtur sot , Rrahmani ka thënë se projektet të cilat ministri Ismaili thotë se i ka përfunduar, janë veçse një farsë.

Rrahmani: Ka dëme me veprime kriminale të cilat duhet të hulumtohen

“Mjekimi intensiv qendrorë, investim 2 milionë euro nga TIKA turke, ka qenë në fazën e finale të implementimit, të gjithë e dimë këtë. I dyti projekt i cili është duke u zhvilluar, dhe është në ndërtim e sipër është objekti i Klinës Emergjente, i cili ka qenë i buxhetuar dhe ka filluar në mandatit tonë e kemi filluar prokurimin, dhe është kah ndërtohet. Objekti i spitalit të Ferizajt është një histori e veçantë, ftoj mediat të merren më seriozisht me këtë rast, të hulumtoni si ka qenë historia e tij. Procedurat e tenderimit kanë filluar një muaj pasi që ne kemi dorëzuar mandatin, është shtyrë nënshkrimi kontratës së përfituesit deri sa të bëhet ndërrimi i lokacionit të spitalit. Pos dëmit që ju ka bë objektit dhe hapësirës, ka dëme me veprime kriminale të cilat duhet të hulumtohen”, tha Rrahmani.

Sa i përket kardiokirurgjisë, Rrahmani tha se të gjitha marrëveshjet kanë qenë të filluara, por PDK-ja e kishte sabotuar në Kuvend.

Rrahmani: Kardiokirurgjia ka startuar të punojë

“Kardiokirurgjia ka startuar të punojë në shtator të vitit 2015 dhe të gjitha aparaturat përcjellëse të kardiokirurgjisë dhe kirurgjisë invazive i kemi përfunduar ne dhe sabotimi i votimit të marrëveshjes nga anëtarët e PDK-së në Kuvend, ka bërë që kjo të mos realizohet me kohë. I kemi lënë në proces të shpërndarjes edhe gjashtë auto – ambulanca, përfshirë këtu edhe një për transportin neonatal, do të thotë ka qenë veç në fazën e shpërndarjes. Mirëpo dëme të tjera janë bërë në projekte të tjera të cilat e reformojnë shëndetësinë”, shtoi Rrahmani.

Rrahmani tha se është një mori pyetjesh që minstri Ismaili duhet t’iu jap përgjigje, teksa i parashtroi disa nga to.

Rrahmani: Ligji për Sigurime Shëndetësore është dashur të sillet në Kuvend

“Ligji për Sigurime Shëndetësore nuk u soll ende në Parlament, kur dihet që plotësimi dhe ndryshimi i këtij ligji ka kaluar gjatë mandatit tonë dhe ka kaluar në qeverinë Mustafa, është dashur të sillet para deputetëve të bëhen ndryshime dhe të ecet tutje me implementimin e Ligjit për sigurime Shëndetësore. Pse nuk u finalizua pakoja e barnave jashtë spitalore të rimbursueshme, këtu po tregohen tregime të këndshme që kinse kanë me filluar? Rimbursimi i disa barnave në gjashtë mujorin e ardhshëm, falas, ëshët fjala për barnat jashtëspitalore, a nuk është paraparë asnjë cent për këto barna, dhe nuk mund të fillohet kjo pako pa fillu pagesa e premiumeve”, u shpreh Rrahmani.

Ai shtoi se qeveria Mustafa ka pasur dikur rreth 21.5 milionë euro me të cilat kanë arritur që të kenë plotësimin e Listës esenciale rreth 70 përqind në spitale dhe 80 përqind në kujdesin parësor, ndërsa tash, ani pse është deklaruar se janë blerë barna në vlerë 21 milionë, furnizimi me barna sipas tij, është në vlera që as nuk i afrohen niveleve të mëhershme.

Po ashtu, ai tha se projekti i spitalit të Ferizajt është një rast i veçantë për të cilin i ftoi mediat që të hetojnë se çfarë qëndron prapa tij.

LDK-ja ka komentuar edhe përfaqësimin e Presidentit Thaçi në Këshillin e Sigurimit që u mbajt dje në New York.

Rrahmani: Jam i kënaqur me paraqitjen e Thaçit në KS

“Unë e kam përcjellë dhe jam i kënaqur me paraqitjen. Serbia nuk ka argumente, s’ka argumente dhe i ka të humbura të gjitha argumentet karshi Kosovës. Duhet të jemi të kujdesshëm se si po sillemi me partnerët dhe me miqtë”, u shpreh ai.

Ndërkaq, sa i përket dialogut, ai tha se duhet ta udhëheqë Qeveria, ashtu siç e parasheh Kushtetuta

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat