Duhanaj: Kosova ka sistem të tërë të korruptuar

Aktuale

Duhanaj: Kosova ka sistem të tërë të korruptuar

Nga: N.Sh Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 17:02
Leon Duhanaj

Analisti politik, Leon Duhanaj pohon se, nëse demokracia, transparenca, përgjegjësja, llogaridhënia, suksesi e shumë... nocione të cilat i dëgjojmë çdo dit në diskursin politik të Kosovës, edhe do të ekzekutoheshin në praktikë,  atëherë vërtetë do të kishim një Kosovë që do të ofronte standard të lartë dhe perspektivë për qytetaret e vet.

”Për fat të keq, të gjitha këto deklarata në brendinë e tyre janë të thata dhe zbatimi i tyre në praktikë është pak i besueshëm. Kjo ndodhë, jo pse ne kemi infrastrukturë të mangët ligjore, sepse në ketë aspekt qëndrojmë shumë mirë. Por, për mungesë të zbatueshëmërisë së këtyre ligjeve. Për fat të keq, Kosova ka një sistem të tërë të korruptuar dhe një përbërje të pozitave me njerëz që janë me hipoteka të ndryshme”, thotë Duhanaj për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, kjo i bën ata të varur nga dikush që eventualisht kishte me qenë kandidat potencial për ta ekzekutuar një dënim me burg, përkatësisht një konfiskim të pasurisë.

“Kjo gjendje më bën ta përdorë një thënie të një politikani gjerman, që këto ditë dha një deklaratë mbi ketë çështje ku thotë citoj "nuk mund të luftohet korrupsioni, nga njerëz të korruptuar". Këndej, mund të konkludojmë se, Kosova nuk është e pashpresë në këtë segment, megjithatë kërkohet shumë më shumë se sa që ndodhë për të ndryshuar diçka për mirë. Mbi të gjitha kërkohen njerëz të zot, që kanë kurajë dhe guxim ta shtyjnë përpara  agjendë në një perspektivë më të mirë për të gjithë”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat