Komandanti i Koshares: A ka turp më të madh se me u thirr në emër të Isa Boletinit e me ia lanë kullën e varrin në Serbi?

Aktuale

Komandanti i Koshares: A ka turp më të madh se me u thirr në emër të Isa Boletinit e me ia lanë kullën e varrin në Serbi?

Nga: N.H Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 17:39
Hisen Berisha

Hisen Berisha një prej komandantëve të Betejës së lavdishme të Koshares përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ashpër lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Lëvizjet politiko ushtarake, duhet të kenë çështje programore ruajtjen, sigurinë dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të Kosovës sipas kushtetutës së vitit 1974, që është dokumenti kyç referues për Shpalljen e Pavarësisë. A ka turp më të madh se me u thirre në emër të Adem Jasharit apo Isa Buletinit dhe me ia lanë kullën e varrin në Serbi? Kjo hipokrizi duhet stopuar!”, ka shkruar ndër tjerash Berisha.

Ky është postimi i plotë:

Nevoja për strategji të mençur politike në Kosovë ndaj komunitetit ndërkombëtarë dhe në raport me Serbinë.

Lëvizjet politike në rajon, vende të Ballkanit dhe në Evropë, po reflektojnë edhe një frymë të re të domosdoshme në politikëbërjen e Beogradit. 

Kjo frymë pritet të instalohet brenda një viti në institucionet beogradase.

Strategjia e re politike kosovare duhet të jetë moratoriumi i të gjitha raporteve ekonomike dhe politike me Serbinë.

Eksponentët trashëgimtar të politikave të vjetra në Serbi, argat, ministra e struktura tjera që trashëgojnë frymën milosheviçiane, po e shohin fundin e tyre. 

Prandaj, janë të interesuar që të cytin edhe klasën politike kosovare, me theks nivelin e lartë udhëheqës dhe vendimmarrës si Presidentin, drejt fundosjes së Kosovës si shtet, por dhe të atij vet si politikan.

Ka nevojë për ndryshim edhe të koncepteve politike në struktura të ndryshme politikbërëse në Kosovë. 
Qëndrimi pasiv nuk e liro askë nga përgjegjësia!

Kjo veç sa i bën shumë lehtë pjesë të strategjisë së cilësuar si “triplet rus” në politikbërjen strategjike në rajonin e Ballkanit, por me ndikim edhe në Evropë e më gjerë ku kanë influencë shtetet e këtij “tripleti” apo ato që i nënshtrohen këtij ndikimi. 

Kjo tanimë është shpërfaqur dhe është e sqaruar për shumicën e këtyre vendeve përfshirë edhe Kosovën dhe klasën e saj politike. Problemi është nëse duan ta perceptojnë apo jo.
Sidoqoftë rënia ka filluar. 

Duhet bërë kujdes që kjo rënie të mos e rrënoj edhe ekonominë dhe investimet e deritanishme, meqë bota po shkon drejt një rendi të ri. 

Nuk lidhen zhvillimet pozitive më me një njeri a individ sado i fuqishëm e i rëndësishëm të duket por me ekipe.
Strategjia dhe lufta politike e vendeve të rajonit dhe me theks shteteve të influencuara më shumë në aspektin politik dhe ekonomik, duhet të jetë rrënimi i neoujdizmit apo neojugosllavizmit dhe neootomanizmit, themelet e të cilave koncepte të rrezikshme veç po pretendojnë të konsolidohen me sjelljen e lidershipeve rajonale.

Me zhvillimet e fundit në vendet e Evropës dhe rajonit tonë, iku koha e globalizmit “komunist”. Pra, ndryshimet e filluara në Gjermani, Francë, Rusi, Turqi etj., nuk i bëjnë imune dhe as i përjashtojnë vendet e Ballkanit, përkatësisht Kosovën e Serbinë. 

Nuk mund të ndodhë më që të punojnë shtete superfuqi botërore, si në aspektin e ekonomisë apo edhe të sigurisë në botë, e të përfitojnë vendet tjera pa investim. 

Kjo do të ishte një trasim i rrugës së një recesioni të ri në botë. 

Jo, në politikbërjen amerikane nuk mund të kaloj i njëjti ujë dy herë nën të njëjtën urë. Prandaj, po shkohet drejt ndryshimit të rendit botëror. 

Kosova duhet të bëj detyrat e shtëpisë, në këtë lëvizje të madhe politike në botë, me një intensitet të intensifikuar dhe me efikasitet dhe efektivitet maksimal. 

Duhet të dalim nga ilegaliteti dhe mendësia e pritjes për kthim. 

Referimi mureve të vëna në Meksikë nuk përkon me realitetin e disiplinës shtetërore. Kufijtë shtetërorë janë mbrojtur përherë me ushtar. Por, nuk mbrohet pushteti duke shitur territore.

Moratoriumi ndaj dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë do të thotë se ky dialog i nisur në kohën e presidentit Rugova, u përmbyll nga kombi shqiptar në Qershor ‘99, përmes UÇK-së. Pra, çështja shtrohet pse, dhe a kishte nevojë të rikthehej dialogu?!

Përmbylljen e tij e ka bërë Gjykata e Hagës me opinionin rreth të drejtës juridike dhe politike për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Politikanët e katranosën! 

Haga e njohu shpalljen e Kosovës shtet. Fillimisht nuk u njoh ky identitet shtetëror nga parti ende të pa konsoliduara dhe që pretendonin të bëheshin pjesë e skenës politike pa zgjedhur filozofi (dhe mjete për pushtet), qoftë edhe ajo e vetëmohimit.

Edhe shteti i Izraelit nuk njihet nga vendet arabe, por e mbron tokën e shtetit me ushtar. Klasat tona politike përmes vendimmarrjes së gabuar e jo në interes të Kosovës, ia lejuan aneksimin e mijëra hektarëve tokë, më shumë se gjysmës që kishte Patrikanës së Pejës; Manastirit në Deçan, po ashtu gjysmën e Deçanit; edhe pjesë të caktuara nëpër Kosovë, e veriu po pretendohet nga Serbia përmes dialogut jo konstruktiv. 

Nuk mund të dialogohet pa prezencën e sponsorizuesve të luftës, lirisë dhe pavarësisë së shtetit të Kosovës, SHBA-së. 

Nuk mund të dialogohet kur në rend të parë nuk të njihet identiteti shtetëror dhe as subjektiviteti politik në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Partitë tona politike duhet të kenë programe të qarta politike, dhe në thelb të tyre duhet të kenë mbrojtjen e vendimit të Kuvendit të Kosovës të 17 Shkurtit 2008, që gjeneron nga vendimet e Kuvendit të 2 Korrikut dhe Kushtetutës së Kaçanikut me 1990.

Lëvizjet politiko ushtarake, duhet të kenë çështje programore ruajtjen, sigurinë dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të Kosovës sipas kushtetutës së vitit 1974, që është dokumenti kyç referues për Shpalljen e Pavarësisë.

A ka turp më të madh se me u thirre në emër të Adem Jasharit apo Isa Buletinit dhe me ia lanë kullën e varrin në Serbi? Kjo hipokrizi duhet stopuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat