Pse s’e mbajtën konferencën Haradinaj e Mogherini – Hoxhaj zbulon detaje nga takimi i tensionuar

Aktuale

Pse s’e mbajtën konferencën Haradinaj e Mogherini – Hoxhaj zbulon detaje nga takimi i tensionuar

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 17:57
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka dhënë detaje nga takimi i djeshëm që patën përfaqësuesit qeveritarë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, në krye me Federica Mogherinin.

Hoxhaj tregoi që ka pasur tensione, përveç atyre publike, edhe brenda mbledhjes.

“Znj. Mogherini ishte e prerë. Ka folur shumë gjatë për taksën ndërsa edhe kryeministri Haradinaj ka mbrojtur vendimet e tij”, ka thënë Hoxhaj.

“Ka pasur tensione edhe në takimin e mbyllur, edhe në atë publik. Megjithatë, BE është partneri ynë më i mirë dhe mes partnerëve ka edhe tensione”, është shprehur Hoxhaj në T7.

Tutje, Zv,kryeministri tregoi se Haradinaj dhe Mogherini nuk mbajtën konferencën e përbashkët për shkak se nuk u pajtuan në mbledhje.

“Nuk kishte vullnet të mbajtjes së konferencës për shkak të dallimeve në qëndrime. Por më duhet se znj.Mogherini nuk pati edhe kohë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat