A po përzihet ministri i Drejtësisë në gjyqësi dhe prokurori?

Aktuale

A po përzihet ministri i Drejtësisë në gjyqësi dhe prokurori?

Nga: N.Sh Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 18:35
Abelard Tahiri

Deklaratat e ministrit të Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, se gjatë vitit 2019 do të fillojë konfiskimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë dhe do të shkatërrohen grupet kriminale të cilat janë marrë me haraç dhe fajde, nuk po konsiderohen serioze nga politikanët dhe njohësit e zhvillimeve politike dhe juridike në Kosovë.

Njohësi i çështjeve juridike dhe politike Blerim Burjani thotë se, deklarata të këtij lloji ka pasur në vazhdimësi, por rezultati i efikasitetit ka munguar.

“Ka pengesa subjektive, politike që nuk mund të zbatohen ligjet, por pa një vetting s’ka gjë prej deklaratave të tipit hajt po them diçka ndoshta beson kush. Nuk ka kredibilitet besimi por ministri nuk mund të përzihet në punën e gjyqësorit apo prokurorisë. Problemi qëndron te kapja e sistemit të drejtësisë dhe gjyqësori nuk është i pavarur. Deklaratat e tilla janë të kota po që se gjyqësori dhe prokuroria nuk përformojnë si të pavarura. Nuk mjafton deklarata, këto deklarata duhet të vijnë nga KGJK dhe KPK dhe jo nga ministri janë ndërhyrje në organe të pavarura. Mjafton që politika dhe ndikimi i saj të hiqen nga drejtësia gjerat tjera i rregullojnë vet organet e drejtësisë”, thekson Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat