Deda thotë se letra e Trump është mesazh i qartë i avancimit të dialogut mes Thaçit edhe Vuçiq

Aktuale

Deda thotë se letra e Trump është mesazh i qartë i avancimit të dialogut mes Thaçit edhe Vuçiq

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 19:39
Deputeti i Alternativës, Ilir Deda

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, po vlerëson se letra e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, është një tregues se sa shumë sipas tij ka avansuar dialogu mes Thaçit dhe Vuçiqit.

“Nga letra e Trump mund të shihet se sa ka avancuar dialogu mes Thaçit dhe Vuçiqit dhe sa afër marrëveshjes janë. Sot në mënyrë simultane është lajmi i ardhur nga Brukseli ku Brukseli dhe Ëashtingtoni e “emërojnë” Thaçin si përfaqësues i Kosovës me Serbinë”

Deda ka thënë se e shqetëson fakti për një pjesë në letrën e Trump.

“Më shqetëson paragrafi i fundit i letrës së Trump që e bënë të qartë që ekziston mundësia se në një kohë të shkurtë Thaçi dhe Vuçiq do të nënshkruajnë marrëveshjen. Është shqetësuese pasi Thaçi nuk ka dakordancë në Kosovë që të jetë përfaqësues, e dyta nuk ka dakordancë që korrigjimi i kufirit me Serbinë të jetë pjesë e marrëveshjes finale”, ka thënë Deda.

Megjithatë sipas Dedës e gjithë kjo ka qenë e pritshme për një arsye.

“E gjithë kjo ka qenë e pritshme duke marrë parasysh refuzimin e partive të mëdha politike për të bërë konsensus e këto parti të mëdha do të kenë përgjegjësinë më të madhe nëse Thaçi pa mandat e nënshkruan marrëveshjen me Serbinë që përfshin ndarjen e Kosovës me korrigjimin e kufirit”, ka thënë mes tjerash Deda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat