Bardhyl Meta: Pas letrës së Trump nuk ka kthim prapa, kërkohet mobilizim i liderëve

Aktuale

Bardhyl Meta: Pas letrës së Trump nuk ka kthim prapa, kërkohet mobilizim i liderëve

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 22:38
Bardhyl Meta

Bardhyl Meta ka thënë se pas ardhjes së mesazheve për Kosovën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, skena politike kosovare duhet të mobilizohet.

Ai tha se liderët duhet të kenë një zë unik ashtu siç po kërkohet edhe në letrën e presidentit amerikan Donald Trump.

”Në rastet e marrëveshjeve të tilla është obligative që në start të paramarrëeveshjes të diskutohet”.

”Letra e Donald Trump-it është moment i ri dhe skena politike kosovare duhet të bashkohet. Nuk ka kthim prapa në kuptimin me u marr se pse ky e pse ai”.

”Jam për atë që të bisedohet në mënyrë serioze, e të bisedohet mbi një pakt të mirëqenë”.

”Kosova do të mobilizohet duke i lënë teket dhe çështjet e tjera politike karshi situatës”.

”Letra nuk flet për korrigjim territoresh, flet për shtet të pavarur dhe sovran. Por kjo tregon se kabineti i Trump ka indikacione të prekshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat