Associated Press: Rriten tensionet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, NATO-s

Aktuale

Associated Press: Rriten tensionet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, NATO-s

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 00:18
Pamje nga takimi mes BE-së dhe palës së Kosovës

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini i ka bërë sot thirrje Kosovës që të tërheqë taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake derisa tensionet janë rritur ndërmjet Kosovës dhe BE-së dhe NATO-s, raporton agjencia e njohur amerikane e lajmeve, Associated Press.

Agjencia thekson se thirrja e Mogherinit ka ardhur në momentin kur kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj e ka akuzuar se i ka udhëhequr dobët bisedimet në Bruksel, të cilat me mbështetjene BE-së janë mbajtur për t’i normalizuar raportet me Serbinë, dhe ka thënë se qeveria e tij do ta tëheqë taksën vetëm kur Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

Po ashtu AP transmeton se Mogherini, në konferencë të përbashkët për media se bashku me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka shfaqur brengosjen në lidhje me rikthimin e përplasjeve dhe ka paralajmëruar se “alternativa e dialogut është shumë e rrezikshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat