Ramush Tahiri i quan të duhura tonet e Haradinajt ndaj BE-së

Aktuale

Ramush Tahiri i quan të duhura tonet e Haradinajt ndaj BE-së

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 00:21
Ramush Tahiri

Se taksa prej 100% nuk hiqet përkundër presioneve e bëri të ditur vet Kryeministri Ramush Haradinaj në takimin me shefen e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Frederica Mogherini.

Takimi i zhvilluar midis të dyve ishte goxha i tensionuar, ndonëse Haradinaj kishte theksuar se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është i vogël, përkundër përpjekjeve.

“Megjithatë, njëzet vjet pas luftës, dhjetë vjet pas pavarësisë, dhe pesë vjet pas Marrëveshjes së Brukselit, realiteti është se, përparimi drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka qenë minimal, dhe në fakt tani ka dal krejtësisht nga binarët, veçanërisht me diskutimin publik mbi idenë fatale të korrigjimit të kufirit dhe shkëmbimit të territorit; Ka dëmtuar seriozisht kredibilitetin e ndërmjetësuesit, dhe ka dëmtuar arritjet që kemi bërë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE për më shumë se 7 vjet.”, ka thënë mes tjerash kryeministri Haradinaj gjatë këtij takimi” ka thënë Haradinaj.

Kurse, tonet e përdorura dhe gjuha e qartë kundrejt zhvillimeve i ka konsideruar si të duhura edhe analisti politik, Ramush Tahiri.

Sipas tij, si pasojë e ngecjeve në dialogun Kosovë – Serbi dhe mos liberalizimi i vizave kanë ndikuar në zhgënjimi i qytetarëve të Kosovës.

Tahiri në prononcimin e tij për media ka thënë se Serbia po ec shumë më shpejt në krahasim me Kosovën.

“Po vërehet që ka një ngecje në raportet Kosovë dhe Bashkim Evropian, pritjet e kosovarëve janë zhgënjy pasi që nuk është bërë liberalizimi. Kurse Serbia karshi Kosovës po hec shumë më shpejt, Kosova ka pasur misione ndërkombëtare dhe po del që këto misione nuk kanë qenë të suksesshme dhe po del që Kosova po të ishte pjesë e Serbisë më shpejt do të hynte në Bashkimin Evropian në çfarëdo forme, federatë konfederatë apo çfarëdo që të ishte” është shprehur Tahiri.

Frustrimin e Kryeministrit të Kosovës analisti Tahiri po e konsideron si të drejt, pasi që BE-ja nuk ka pasur as qëndrime kritikuese ndaj Serbisë.

“E kjo është krejt zhgënjyese dhe me të drejt është frustrimi i Kryeministrit që po përdor tone të ashpra drejt BE-së. Në anën tjetër BE-ja si ndërmjetëse në dialogun Serbisë – Kosovë deri më tash nuk ka pas qëndrime, jo të ashpra po nuk ka pasur qëndrime as kritikuese ndaj Serbisë, ndërsa një pjesë e madhe e këtyre marrëveshje që nuk po zbatohen pikërisht është faji i Serbisë dhe pikërisht është që Serbia po i komenton ndryshe se sa që është shkru marrëveshja” ka thënë Tahiri.

Ky i fundit po mban qëndrimin se Serbia po e shfrytëzon çdo mundësi për të vepruar kundër sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës.

“Në anën tjetër, Serbia po e shfrytëzon dialogun kundër sovranitetit të Kosovës edhe pavarësisë së Kosovës, ajo po shkon në dialog vetëm për çështje që po i konsideron të mira për të dhe të dëmshme për Kosovën. E në këtë fazë takimi i djeshëm, ani që ishte i ashpër, me mos kuptim e mos pajtime jep rezultat sepse Kosova e përfaqëson vetveten, nuk e përfaqëson as UNMIK-u ajo e përfaqëson vetveten. Kosova e pranon që masa e taksës është politike dhe në fakt është politike, por jep efektet dhe e tërheq vëmendjen e Evropës dhe BE-së dhe tregon se qeveria e Kosovës është Zot në tokën e vet” është shprehur analisti Ramush Tahiri.

Sa i përket taksës, Tahiri ka theksuar se po ushtrohet presion nga Bashkimi Evropian për largimin e taksës prej 100% të vendosur nga Kosova kundrejt produkteve që vinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Taksa 100% është presion i Bashkimit Evropian sepse ajo po dëshiron me kthy situatën në pikën zero dhe me nis nga fillimi. Mirëpo, BE-ja është vonu në këtë reagim sepse është dashur që të vëreje ngecjet dhe politiken denigruese të Serbisë” ka përfunduar analisti në fjalë.

Rikujtojmë, që Bashkimi Evropian ka reaguar pas takimit mes një delegacioni të saj dhe delegacionit të Qeverisë së Kosovës në kuadër të Këshillit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit në Bruksel.

“Bashkimi Evropian nënvizoi rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm dhe efektiv të MSA-së, si dhe detyrimet kontraktuale, duke përfshirë në fushën e tregtisë dhe doganave. BE ka shprehur keqardhje për rritjen e tarifave për importet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina dhe insistoi në heqjen e tyre të menjëhershme”, thuhet në njoftimin e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat