’13 ditë deri në liberalizim’

Aktuale

’13 ditë deri në liberalizim’

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 11:08
Kryeministri Ramush Haradinaj

Kur viti 2018 po numëron ditët e tij të fundit, Kryeministri Ramush Haradinaj arriti të nxjerrë një premtim të fundit për liberalizim të vizave.

Një nga temat dhe kërkesat maratonike të qytetarëve dhe institucioneve për lirim nga regjimi i vizave ka vazhduar edhe në 10 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Megjithëse nga ana  e BE-së nuk u dhanë shpresa për realizimin e liberalizimit në një të ardhme të afërt, qeveria e Kosovës po vazhdon të jetë optimiste.

Në një konferencë pas mbledhjes së qeverisë, Ramush Haradinaj ka thënë se liberalizimi pritet të bëhet para përfundimit të këtij viti, pra edhe 13 ditë.

“Ne tani kemi dy kërkesa për BE-në e kemi normalizimi i dialogut dhe liberalizimi i vizave, këto dyja janë në proces kjo nuk ndërlidhet me taksën kjo është e ndame. Besoj se do ta marrim liberalizimin jo shumë larg, para Vitit të Ri, por kjo nuk ndërlidhet me taksën”, tha Haradinaj.

Në anën tjetër, nga vetë zyrtarët e BE-së ka pasur deklarata se liberalizimi mund të pritet në vitin 2020, raporton kallxo.

“Tani çështja është te Këshilli Europian dhe ky Këshill është vendi që merr më së shumti kohë prandaj jam shumë i bindur që viti 2020 është afati më realist”, tha ai në konferencë për shtyp gjatë vizitës në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat