Xhelili: BE do të vazhdojë të mbështes Kosovën në rrugën e integrimeve Euro-Atlantike

Aktuale

Xhelili: BE do të vazhdojë të mbështes Kosovën në rrugën e integrimeve Euro-Atlantike

Nga: D. B Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 12:03
Zudi Xhelili

Kosova duhet herët apo vonë ta dëshmojë vetën se është shtet i pavarur dhe se sovraniteti i saj është i pa negociushëm, i pëlqej kjo apo jo dikujt në BE.

Kështu kanë vlerësuar, njohësit e çështjeve politike dhe ata të integrimeve evropiane, sipas të cilëve, Serbia kot mundohet të luaj rrolin e palës së dëmtuar, pasi bota e civilizuar di për çdo gjë që ndodhi në Kosovë.

Me këtë rast, ata kanë komentuar presionet e fundit të shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, duke i cilësuar ato si të kota në krahasim me mbështetjen që po i jepet Kosovës nga SHBA dhe vendet e fuqishme evropiane. 

Nga ana tjetër njohësi i çështjeve politike, politikani Zudi Xhelili ka thënë se tensionet Kosovë - Serbi shpesh herë e vënë në situatë të palakueshme edhe faktorin ndërkombëtar, sidomos ndërmjetësuesin e bisedimeve, Bashkimin Evropian.

Sipas tij, në bisedimet disa vjeçare, pala e Kosovës është treguar shumë konstruktive, ndërsa pala Serbe ka vazhduar me provokime.

“Serbia kot mundohet të luaj rrolin e palës së dëmtuar, pasi bota e civilizuar dinë për çdo gjë që ndodhi në Kosovë. Serbia ende nuk tregon disponim për normalizim te raporteve me Kosovën, madje vazhdon të pengoj njohjet e Kosovës nga shume shtete. Po ashtu, mundohet edhe të pengoj anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Meqenëse formimin e ushtrisë së Kosovës e përkrahen, SHBA-të, Britania e  Gjermania, besoj që Bashkimi Evropian do të vazhdoj të mbështes Kosovën në rrugën e integrimeve Euro-Atlantike. Ata vet janë deklaruar se Evropa është shume e interesuar për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit perëndimor. Zgjerimi i BE-se është edhe interes i vet unionit, ndërsa shqiptaret janë faktor stabiliteti dhe prosperiteti në rajon”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Zudi Xhelili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat