Kadri Veseli: E pavërtetë se Federica Mogherini po e bllokon liberalizimin e vizave - Bota Sot
Kadri Veseli: E pavërtetë se Federica Mogherini po e bllokon liberalizimin e vizave

Aktuale

Kadri Veseli: E pavërtetë se Federica Mogherini po e bllokon liberalizimin e vizave

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 12:11
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për mosliberalizimin e vizave për kosovarët, këtë vit.

Ai, ndër të tjera, në një konferencë për media ka thënë se për një vendim të tillë nuk duhet të ‘fajësohen’ individë të caktuar duke shtuar se Shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini ka kryer një punë të shkëlqyeshme.

“Federica Mogherini ka kryer një punë të shkëlqyer. Nuk është mirë të krijohet përshtypja me individë – ajo ka kryer një punë të shkëlqyer në çështjen e liberalizimit të vizave dhe është një nga përkrahëset me të fuqishme për liberalizimin e vizave, siç është edhe Komisioni Evropian”.

“Lëvizja e lirë e qytetarëve tanë ka të bëjë me vendet anëtarë të BE se sa me Komisionin ose Parlamentin Evropian, që janë tërësisht në favorin tonë. Janë gjëra që nuk mund t’i ndryshojë as Federica Mogherini”.

I pari i Kuvendit ka thënë se është krejt e pavërtetë të mendohet se shefja për Politikë të Jashtme e BE-së e ka bllokuar lëvizjen e lirë për kosovarët, njofton Klan Kosova.

“Po e shoh se po zhvillohet një fushatë duke menduar se Federica Mogherini po e bllokon liberalizimin e vizave, nuk është e vërtetë”.

“Kam pasë takime me Federica Mogherinin, ka qëndrim shumë pozitiv dhe shumë përkrahës për liberalizimin e vizave – për aq sa është në anën tonë edhe për shqetësimet që kemi por ky është realitet që nuk duhet të krijojë konflikt”.

“Ne po punojmë ende. Liberalizimi i vizave duhet të ndodhë sepse e meritojmë – kemi plotësuar të gjitha kriteret, më shumë se çdo vend tjetër”.

“Ne as sot nuk po ndalemi, pavarësisht çka vendosin ata. Në fund të fundit, ne nuk jemi më të fortë se vendet e Bashkimit Evropian”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...