Ahmeti dhe Limaj bashkë më ekip mblidhen sot në Kuvend

Aktuale

Ahmeti dhe Limaj bashkë më ekip mblidhen sot në Kuvend

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 12:13
Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj

Në Kuvendin e Kosovës sot mblidhet delegacioni i formuar me rezolutën e propozuar nga Partia Socialdemokrate.

Partia e Shpend Ahmetit ka njoftuar se në orën  në ora 14:00, Delegacioni Shtetëror i Republikës së Kosovës për Dialogun me Serbinë mban takim në Kuvendin e Kosovës.

Kuvendi i Kosovës të shtunën ka miratuar rezolutën, sipas së cilës, formohet delegacioni për dialogun me Serbinë, në krye me Shpend Ahmetin dhe zëvendëskryesministrin Fatmir Limaj.

Pjesë e këtij delegacioni do të jenë edhe zvkryeministrat Behgjet Pacolli, Enver Hoxhaj e Dardan Gashi, një përfaqësues nga shoqëria civile që nuk është caktuar akoma dhe dy vende të rezervuara për LDK’në e Vetëvendosjes.

Dy partitë opozitare kanë refuzuar të jenë pjesë e dialogut, duke konsideruar se ky ekip vetëm se i ndihmon e nuk e ndalë presidentin Hashim Thaçi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat