Avramopoulos: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për viza, “tani është në dorën e shteteve anëtare”

Aktuale

Avramopoulos: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për viza, “tani është në dorën e shteteve anëtare”

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 13:57
Dimitris Avramopoulos

(E plotësuar) - Komisionari i BE-së për Migrim dhe Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, ka thënë se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për të marrë liberalizimin e vizave.

Në konferencën “Politikat e BE-së për viza”, Avramopoulos ka thënë se duhet ende punë në luftën kundër krimit të organizuar.

“Konfirmoj që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim. Pas votës në Parlamentin Evropian, kjo çështje tani është në duart e shteteve anëtare”, ka thënë Avramopoulos.

Ndërkohë shefja e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, do të takojë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe presidentin, Hashim Thaçi dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

***

Në Bruksel ka filluar takimi ndërmjet liderëve të Ballkanit Perëndimor, me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini,

Para takimit, Presidenti Hashim Thaçi para mediave tha se shpreson se do të arrihet një pajtueshmëri mes palëve që integrimi i regjionit në BE duhet të përshpejtohet.

Në këtë takim ku po merr pjesë Presidenti Hashim Thaçi, të ftuar janë edhe kryeministrat e Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Maqedonisë. Kurse, deri më tani kryeministri shqiptar Edi Rama ka thënë se nuk do të jetë pjesë e këtij takimi.

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, do të diskutojnë për progresin e bërë gjatë këtij viti dhe për zhvillimet aktuale politike në rajonin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat