Pacolli thotë se s’ka tërheqje të njohjeve për Kosovën, pos Ishujve Solomon

Aktuale

Pacolli thotë se s’ka tërheqje të njohjeve për Kosovën, pos Ishujve Solomon

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 14:29
Në Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ku raportoi Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli

Në Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ku raportoi Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, u diskutua për tërheqjet e njohjeve për Kosovën.

Pacolli e ka mohuar se ka tërheqje të 12 njohjeve për Kosovën, ashtu sicc kanë raportuar mediat serbe dhe politikanët e Serbisë.

Sipas tij, asnjë notë verbale për tërheqje të njohjes së shtetësisë së Kosovës, pos Ishujve Solomon nuk ka ardhë në mënyrë zyrtare.

Pacolli ka deklaruar po ashtu se Kosova është e njohur me notë verbale nga 116 shtete te botës.

Ai ka deklaruar se ka disa shtete që nuk dërgojnë notë verbale në shenjë të njohjes, por hapin Zyra Diplomatike në vendet e tyre, në shenjë të njohjes.

Ministri i Punëve të Jashtme e ka pranuar se nuk ka qenë në disponim të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme që opozita e kishte ftuar për të diskutar lidhur me “dështimet e diplomacisë së Kosovës”.

“Isha nervoz dhe nuk doja të më ofendonte dikush sepse nuk mundem t’i pranoj ofendimet”, u shpreh Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat