“Otokar Cobra”, bisha që tash e posedon Ushtria e Kosovës, ja cili shtet i dhuroi

Aktuale

“Otokar Cobra”, bisha që tash e posedon Ushtria e Kosovës, ja cili shtet i dhuroi

Nga: N.H Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 16:25

“Otokar Cobra”, bisha që tash e posedon Ushtria e Kosovës, ja cili shtet ja dhuroi

Ditë më parë Kosovës i janë dhuruar 24 automjete ushtarake të llojit “Humvee” nga SHBA-ja.

Automjetet kanë arritur në Kosovë në mbrëmjen e para dy ditëve. Këto automjete janë përdorur për një kohë të gjatë nga ushtria amerikane në misione të ndryshme ushtarake, ku ka marrë pjesë, veçanërisht në Lindjen e Mesme.

Mirëpo, në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi, ku thuhet shteti i Turqisë i ka dhuruar ushtrisë më të re në botë, plotë 350 mjete të tipit “Otokar Cobra”.

Image

Automjeti “Cobra”, siç mëson “Bota sot”, mund të përshtatet për role të ndryshme dhe kërkesa për mision duke përfshirë: bartësin e blinduar të personelit, automjetin anti-tank, automjetin e zbulimit, automjetin radar të mbikëqyrjes tokësore, automjetin e vëzhgimit të përparmë, ambulancën e blinduar.

Ky mjet deri më tani ka treguar rezistencë ndaj shumicës së sulmeve të minave dhe mbijetuar më shumë incidente pa ndonjë dëmtim.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat