Profesori i njohur: Kështu flitet me Serbinë, Thaçi frikacak

Aktuale

Profesori i njohur: Kështu flitet me Serbinë, Thaçi frikacak

Nga: N.H Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 18:34
Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Profesor, doktor, Binak Maxharraj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se presidenti Thaçi përkundër që është pjesë e bisedimeve që shtatë vite, ai edhe me tej e përdorë gjuhën e memecit, frikacakut, gjuhën e përuljes ndaj Serbisë.

Sipas tij, ishte Qeveria aktuale që e ndryshoi diskursin me Serbinë, dhe siç thekson Maxharraj, kjo e fundit nuk foli shumë, por punojë shumë, dhe i tha Serbisë, “pa ndalu njëherë së i kemi do hesape”.

“Rezultati doli fantastikë për pak kohë në Serbi janë në prag të falimentimit; mbi 2600 biznese të mesme e të vogla, u nxorën nga puna, mbi 21.000 punëtorë, sipas kësaj në vitin e ardhshëm arka e Serbisë do të jetë më e varfër për rreth 540 milionë euro”, ka shkruar ndër tjerash Maxharraj në Facebook.

Ja shkrimi i plotë në Facebook:

KËSHTU FOLËT ME SERBINË?!

Hashim Thaçi që shtatë vjetë ka folë me Serbinë,diten e natën,por edhe
nëpër skuta te të ërrëta të botës.Por në këto biseda përdorëte gjuhën
e memecit,frigacakut,tucanit,gjuhën e përuljës ndaj Serbisë,çfarë i
solli vetem deme Kosoves,kurse dobi të mëdha Serbisë mbi 450 milion
eruo në vit.

Por,Kosava,këta te Qeverisë e panë së diçka këtu nuk shkonë.E ndrroi
gjuhën.Nuk foli shumë,por punojë shumë,i tha Serbisë pa ndalu njeherë
së i kemi do hesape.

Kosova i bani hesapet e veta me Serbin,i bani mirë dhe i doli mirë:e
rriti taksen 100% për mallërat që vijnë nga Serbia.

Rezultati doli fantastikë për pak kohë në Serbi janë në prag te
falimetimit mbi 2600 bisnese te mesme e te vogëla,u nxorën nga puna
mbi 21.000 punëtor,sipas kësaj ne vitin e ardhshem arka e Serbise do
te jete më e varfër për rreth 540 milion Euro.

Kështu folët me Serbinë,kjo është gjuha që ata e kuptojnë,tjeter gjuha
ata nuk njohin sepse te fshijnë të hanë pa pjekë,te pamëshirshëm janë.

U terbu Serbia na idhnimi,nga inati,po donë më plasë,Vuçiqit po i
dridhet goja,po kërkonë ndihmë.E qojë në kembë krejtë Evropën,por edhe
botën.Të gjithë po turrën Kosovës,aman hiqe taksen së maroi Serbia.

Por te fortit në Kosovë qe e prunë këtë taks,janë të pameshirshëm nuk
leshojnë pe nga presionet dhe kërcnimet qe po i vijnë.Donë ta mbrojnë
shtetin e vetë,ekonomia dhe bisneset veç kanë nisë me u ngjallë.Kështu
i delet zot vendit.

Më Sërbinë nuk duhet me folë shumë,por më vepru,sepse ajo e njehë
vetem gjuhës e forcës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat