Nesër mbahet seanca e Kuvendit, në rend dite Buxheti për vitin e ardhshëm - Bota Sot
Nesër mbahet seanca e Kuvendit, në rend dite Buxheti për vitin e ardhshëm

Aktuale

Nesër mbahet seanca e Kuvendit, në rend dite Buxheti për vitin e ardhshëm

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 18:46
Kuvendi i Kosoves

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish nesër ku në rend dite do të jetë edhe Buxhetin për vitin 2019.

Në këtë seancë do të diskutohen edhe pikat e mbetura nga seance e jashtëzakonshme, ku edhe pritet të votohet Propozim-rezoluta për dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme.

Ky është rendi i ditës

I. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 22 nëntor 2018:

Votimi i Propozim-rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.
II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2, 7 dhe 23 nëntor 2018:

Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,

Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,

Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës,

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,

6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,

7. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,

8. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,

9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,

Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,

Votimi për Emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,

Votimi për shkarkimin e z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,

Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë,

Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,

Votimi për emërimin e kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,

Votimi i Raportit vjetor të Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë për vitin 2017,

Votimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,

Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,

Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2017,

Votimi i rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2017,

Votimi për Formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala,

Votimi i kryesuesit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, sipas kërkesës së GP të PSD-së.

III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 23 nëntor 2018:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Shqyrtimi i dytë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,

4. Interpelanca e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë nga GP i PSD-së, në lidhje me vdekjet dhe lëndimet e punëtorëve në vendin e punës,

5. Votimi në parim i Projektligjit për peticione,

6. Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,

7. Votimi në parim i Projektligjit për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës,

8. Votimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

9. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

Përzgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

IV. Pika e papërfunduar nga Seanca e jashtëzakonshme, mbajtur më 4 dhjetor 2018:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave.

V. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 6 dhe 7 dhjetor 2018:

1. Votimi në parim i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019,

2. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social,

3. Votimi në parim i Projektligjit për produktet biocide,

4. Votimi në parim i Projektligjit për Odën e Arkitekteve dhe Odën e Inxhinierëve në fushën e ndërtimit,

5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës,

6. Votimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,

7. Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,

8. Emërimi i një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

9. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,

Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-136 për ratifikimin e Marrëveshjes për Kredi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria Ag për Projektin e sistemit për largimin e ujërave të zeza për Komunën e Podujevës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...