Hetemi përgatitet me shokë për pushtimin e majës së Musalës!

Alpinizem

Hetemi përgatitet me shokë për pushtimin e majës së Musalës!

Nga: Kemajl Goca Më: 3 prill 2019 Në ora: 18:21

Alpinizmi është një sport që sot është përhapur në tërë botën, është inspiruar nga mundësitë e pandalshme të organizmit të njeriut për të tejkaluar limitet. Marrja me këtë sport kërkon përgatitje të lartë fizike dhe psikike, pa e nënvlerësuar edhe përgatitjen e  lartë logjistike. E gjithë kjo me qëllim të arritjes së majave më të larta.

Image

Bjeshkataria është version më i butë i alpinizmit, trajtohet si një ecje rekreative, si një shëtitje madje edhe për efekte terapeutike. Me bjeshkatari mund të merren pothuajse të gjitha kategoritë shoqërore. Kryetari i Shoqërisë Bjeshkatare Alpiniste Lybeteni nga Ferizaj, Hasan Hetemi, tha se secili mund të merret me këtë sport. “Jo çdo person mund të merret me alpinizëm, ku përpos pajisjeve të shtrenjta logjistike, kërkon përgatitje të lartë psikike dhe fizike. Në anën tjetër me bjeshkatari mund të merren pothuajse të gjithë qytetarët, sepse ka karakter edukativ, sportiv dhe rekreativ”, tha Hetemi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Image

Sa i përket ndihmës nga institucionet sportive, federatës dhe komunës, potencon: “Ne së bashku me organet kompetente jemi duke e diskutuar modalitetin e një plani strategjikë të veprimit që të dalim me një program të harmonizuar dhe të detajizuar për afirmimin e turizmit malorë në regjionin tonë, kurse federata po ashtu është duke punuar me gjithë potencialin e vetë që ka për afirmimin e  këtij sporti në arenën ndërkombëtare, të njëjtën kohë është  duke punuar në terren për shenjezimin e shtigjeve dhe sinjalistikën malore.

Image

Ne si Shoqatë e kemi programin dhe kalendarin e punës, përpos ecjeve publike kemi edhe ecje eksploruese në kërkim të shtigjeve dhe bukurive të reja, siç e dini atdheu ynë është ende i paeksploruar dhe posedon një thesar të vërtetë të biodiversitetit”, theksoi ai.  

Image

Sa i përket Everestit, Hasani tha: “SHBA Lybeteni ka anëtarë që janë të përgatitur për çdo sfidë, por plani më i afërt është pushtimi i majës së Musalës dhe Rilës në Bullgari më lartësi mbidetare 2925 metra”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat