Sopi ankohet: Mungon përkrahja për alpinizëm-bjeshkatari 

Alpinizem

Sopi ankohet: Mungon përkrahja për alpinizëm-bjeshkatari 

Nga: Kemajl Goca Më: 3 prill 2019 Në ora: 19:33
Fadil Sopi

Fadil Sopi, anëtar i shoqërisë bjeshkatare-alpiniste Prishtina, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, se alpinizmi-bjeshkataria është sport i rrezikshëm dhe i kushtueshëm, që do përkushtim.

“Alpinizmi-Bjeshkataria ka shumë pak përkrahje, përkundër aktiviteteve që ka, si ekspedita të jashtme dhe të brendshme. Më së pari mungon përkrahja e federatës, e Kuvendit komunal Prishtinës dhe po ashtu dhe kuvende tjera. Arsyet nuk i dimë pse nuk përkrahen, por janë çdo shoqëri në vështirësi. Në Prishtinë janë të regjistruara 8 shoqëri, ndërsa pajisjet janë shumë të shtrenjta të cilat nuk gjenden në Kosovë, plus përgatitjet.

Prandaj ka shpenzime të shumta dhe varet ku shkohet”, ankohet Sopi. Sa duhet përgatitje për të pushtuar majën e Everestit? “Duhet së paku tre muaj ushtrime në Kosovë dhe jashtë saj”, përgjigjet Sopi. Më tutje tha se alpinizmi dhe bjeshkataria, janë sporte që më paku përkrahen nga të gjitha sportet. “Më së paku përkrahet nga të gjitha sportet dhe është sporti më i rrezikshëm”, përfundoi Sopi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat