Tërstena: Dy alpinistë me zemër të madhe, jeta e të cilëve është në rrezik...

Alpinizem

Tërstena: Dy alpinistë me zemër të madhe, jeta e të cilëve është në rrezik...

Nga: K. G. Më: 11 prill 2019 Në ora: 11:56
Tërstena: Dy alpinistë me zemër të madhe, jeta e të cilëve është në rrezik...

Kampioni olimpik në vitin 1984 në Los Anxhelos dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988 në Seul, ish mundësi Shaban Tërstena, e di se çfarë do të thotë të jesh sportist kulmorë dhe aq me tepër të jesh alpinist, si dhe sa është në rrezik jeta kur ngjitesh në majat më të larta të botës.  

Image

“Këta janë dy djem të ri, dy alpinistë me zemër të madhe, jeta e të cilëve është në rrezik të vazhdueshëm në çdo sekondë e milimetër gjatë përpjekjeve për t’u ngjitur në majat më të larta në botë. Me të vërtetë unë kam pasur zemër të madhe gjatë dyluftimeve me kundërshtarët e mi për t’u ngjitur në majat e Olimpit, por këta djem kanë zemër edhe më të madhe, meqë për t’u ngjitur në majat e Olimpit janë në luftë permanente me lartësitë dhe malet e larta, si dhe rrezikun për ta humbur edhe jetën e tyre. Këta kampionë të bjeshkëve të larta meritojnë respekt të lartë”, shkruan Tërstena në profilin e tij në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat