Klubi alpin Prishtina përgatitet për Mount Blanc në Chamonix të Francës 

Alpinizem

Klubi alpin Prishtina përgatitet për Mount Blanc në Chamonix të Francës 

Më: 18 prill 2019 Në ora: 12:42
Klubi alpin Prishtina përgatitet për Mount Blanc në Chamonix të Francës 

Klubi alpin Prishtina njofton se kanë filluar përgatitjet për ekspeditën Alpine në Mount Blanc në Chamonix të Francës, majës më të lartë të Evropës Perëndimore. Ekspedita Mount Blanc 2019 do të zgjasë 7 ditë dhe do të zhvillohet në gjysmën e dytë të korrikut.
“Alpinistët e Klubit Alpin Prishtina, duke u mbështetur në të dhënat e ekspeditës së suksesshme të vitit 2014 kanë përpiluar planin dhe itinerarin e ekspeditës, konform parametrave të ekspeditave të kësaj natyre. 
Pjesëmarrja është e hapur, por numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, ndërsa pajisjet dhe rekuizitat e sigurisë do të jenë në përgjegjësi të KAP, prandaj gjithë të interesuarit për pjesëmarrje duhet të lajmërohen sa më herët në Klubin Alpin Prishtina.
Të dhëna për Mount Blanc: Me 4809 m/lmd është maja më e lartë në Alpe dhe në Evropën Perëndimore.
Maja e 11-të në botë për nga prominenca topografike.
Gjendet në masivin e Alpeve Graiane, në mes Lugines Aosta në Itali, dhe Savoie dhe Haute-Savoie të Francës. Vet maja e M.B. gjendet në territorin e Francës. 
Masivi është i përbërë nga akullnaja të përjetshme dhe si tillë është në pritje për tu shpallur trashëgimi botërore (UNESCO)
Ngjitja e parë është bërë me datën 8 gusht 1786 nga Jacques Balmat dhe Michel Paccard, datë e cila e shënon edhe fillimin e alpinizmit modern.
Tre qytetet rreth masivit të M.B. janë Courmayeur në Luginën Aosta (Itali); Saint-Gervais-les-Bains dhe Chamonix në Haute-Savoie (Francë)”, bëhet e ditur nga klubi alpin Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat