Klubi alpin Prishtina: Do të përshkohet unaza e jashtme e Prishtinës rreth fshatrave

Alpinizem

Klubi alpin Prishtina: Do të përshkohet unaza e jashtme e Prishtinës rreth fshatrave

Më: 23 prill 2019 Në ora: 11:14
Klubi alpin Prishtina: Do të përshkohet unaza e jashtme e Prishtinës rreth fshatrave

Sektori i Biçiklizmit i Klubit Alpin Prishtina, këtë të shtunë organizon pedalim rreth Liqenit të Batllaves dhe zones e Gollakut. Ky tour ka karakter shetitës, trajnues dhe relaksues; prandaj do të bëhen pushime më të shpeshta përgjatë rrugëtimit. Do të përshkohet unaza e jashtme e Prishtinës rreth fshatrave Makovc, Grashticë, Kolic, Kecekolle, Ballaban, Orllan(Liqeni i Batllaves) dhe anasjelltas.
Pjesëmarrja është e hapur për gjithë të interesuarit, koha e nisjes: 08:00, distanca totale: 74.74 km, bëhet e ditur nga klubi alpin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat