Kjo bjeshkë e pazakontë - Bota Sot
Kjo bjeshkë e pazakontë

Alpinizem

Kjo bjeshkë e pazakontë

Më: 24 prill 2019 Në ora: 15:29
Kjo bjeshkë e pazakontë në krahasim me bjeshkët tjera

Pas një vikendi fantastik në Shtupeq të Rugovës, ju informojmë se Hiking Njeri të dielën më 28 prill do të organizojë ecjen pranverore për në bjeshkën përrallore të Pashtrikut! 
Pashtrikun për herë të fundit me grup e kemi vizituar në vjeshtën e 2017 andaj pas plot një viti e gjysmë, do ta vizitojmë prapë.
Kjo bjeshkë e pazakontë në krahasim me bjeshkët tjera të Kosovës është unike. Gjendet i vetëm në kufi me Shqipërinë, karshi Koritnikut dhe është i njohur për legjenda të shumta, të cilat do ti merrni vesh kur të vini.
Sa herë që e vizitojmë, të gjithë fillestarët ia arrijnë ta kompletojnë ecjen.
Pamjet nga kjo bjeshkë janë mahnitëse me 360 shkallë gjithandej Kosovës e Shqipërisë. Moti sipas prognozës do të jetë i ngrohtë dhe me diell, shkruan në faqen e Kosova Hiking Trips.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...