Drejt Pashallores 

Alpinizem

Drejt Pashallores 

Më: 28 prill 2019 Në ora: 14:01
Drejt Pashallores 

Klubi Alpin Prishtina ju fton të merrni pjesë në ecjen e radhës që do të zhvillohet në Majën Pashallore në Bjeshkët e Shtërpcës. Ecja është e karakterit të lehtë ndërsa pjesëmarrja është e hapur.
Nisja bëhet me 5 maj. Lartësia është 2092 m/lmd. Vendndodhja: Bjeshkët e Sharrit, Komuna e Shtërpcës. Ecje e Planifikuar: 6 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 14 kilometra. Karakteri i Shtegut: Shtigje bjeshke, Terren livadhor Kërkesa: Përgatitje për ecje standarde në natyrë; ushqim të zakonshëm dhe ujë. “Nisja do të bëhet nga Prishtina, në ora 07:00, për të arritur në fshatin malor të Shtërpcës, Sevce, rreth orës 09:00. Ecja do të fillojë në drejtim të Veri-Perëndimit drejt Pashallores, e cila është planifikuar të arrihet pas 3.5 orësh.

Kthimi do të bëhet shtegut tjetër, për të arritur prapë në fshatin Sevce, rreth orës 17:00. Ecja është e karakterit të lehtë dhe atraktive, sepse përshkon një regjion malor i cili ka pozitë të tillë gjeografike që mundëson pamje të Bjeshkëve të Suharekës, të Prizrenit dhe fshatrave malor të Shtërpcës. Udhërrëfyes: Nazmi Hasanramaj, ndihmës: Haki Hasanramaj dhe Florent Shala”, bëhet e ditur nga KAP-i.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat