Pamje të frikshme! Ja çfarë shkruan shqiptarja e Kosovës - Bota Sot
Pamje të frikshme! Ja çfarë shkruan shqiptarja e Kosovës

Alpinizem

Pamje të frikshme! Ja çfarë shkruan shqiptarja e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 30 prill 2019 Në ora: 11:36

Alpinistja Mrika Nikçi, së bashku me prindin e saj, Arianitin, vazhdojnë ngjitjen në majat më të larta të botës. Mrika ka postuar disa fotografi, që në shikim të parë duken jashtëzakonisht të frikshme, mënyrën se si kalojnë me shkallë shtegun.
“Pak kohë për të pushuar pas kthimit nga rotacioni i parë aklimatizues, në Kampin Bazë. 
Duke qenë e shtrirë në tendën time, po përpiqem të gjej përgjigjen për rrugën dhe ndjenjat nëpërmes të cilave kaluam, dhe një gjë me të cilën jam mjaft e sigurtë që, ngjitja në Khumbu Icefall, nëpërmes shkallëve, ngjitja vertikale e akulltë me litarë, është interesante por sfiduese në të njëjtën kohë, e që do të:
Bën të jesh ti, dhe e fortë, apo.
Bën që të thyhesh.

Image

Rotacioni i parë ka shumë rëndësi, për faktin që , ose të jap forcë për të vazhduar, ose të dëshpëron për të hequr dorë, dhe unë me kënaqësi kam zgjedhur besimin në udhëheqësin tonë dhe në vetvete për të vazhduar.

Image

Çdo gjë shkoi sipas planit, dita e parë ( e enjte- 25 prill), arritja në Kampin 1 , C1 - 6000 lmd, me ditën në vijim ngjitje deri Kampin 2, C2 – 6400 lmd dhe me kthim për fjetje prapë në C1, për të vazhduar ditën tjetër ( e shtune) me ngjitje dhe fjetje në C2, dhe përfundim të rotacionit ditën e diele me kthimin në kampin Bazë.
Ndoshta mënyra më e mirë për të përshkruar lumturinë time që ndjeva gjatë këtyre ditëve, janë fotot të cilat u munduam ti marrim rrugës”, shkruan Mrika në rrjetin e saj social të facebookut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...