Mrika: Tërë jeta ime më doli përpara  - Bota Sot
Mrika: Tërë jeta ime më doli përpara 

Alpinizem

Mrika: Tërë jeta ime më doli përpara 

Nga: K. G. Më: 8 maj 2019 Në ora: 12:38
Pamje nga Everesti

Alpinistja Mrika Nikçi ka emocionuar me një postim të saj. Ajo me babain e saj Arianitin po i poshtojnë majat më të larta të botës. “Duke shikuar fotot, tërë jeta ime më doli përpara.

Nga kopshti në shkollën fillore, përgjatë mësimeve në muzikë e karate, orët e kaluara në fitness, vendet që i kam frekuentuar, ato në të cilat kam shijuar kafen, shoqërinë e klasës dhe, shoqatën bjeshkatare në të cilën mësova hapat e parë të alpinizmit, dhe tërë kjo më jap të kuptoj se unë jam kjo që jam falë jush!
Besimi, përkrahja, dashnija dhe mbështetja juaj, më ngrohë zemrën dhe më ngritë shpirtin tim luftarak, dhe do përpiqem me tërë qenien time te ju bëjë të gjithëve krenarë! Falënderimet e mija për të gjithë juve nuk janë të mjaftueshme, e posaçërisht më të mirëve”, shkruan mes të tjera Mrika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...