Madhështore

Alpinizem

Madhështore

Më: 9 maj 2019 Në ora: 13:40
Madhështore

Pas ecjeve të mrekullushme që patëm vikendin e shkuar, këtë të shtunë më 11 maj Hiking Njeri do të organizojë ecjen në Gryken e Prizrenit dhe majen përrallore të njohur si "Veshet", në bjeshkët e këtij qyteti. E njohur si terrasë e parajsës nga e cila mund ti shihni të gjitha majet e Sharrit të Prizrenit në 4K, "Maja e Vesheve" është destinacion që duhet ta vizitoni.

"Vështërsia e ecjes është mesatare me 15 km ecje komplete (nalt / poshtë) dhe e përshtatshme për fillestarë. Nisja do të bëhet nga Prishtina në orën 07.00 të mengjesit nga Bregu i Diellit (fushat e tenisit). Kthimi do të bëhet diku kah ora 2100. 
Në Prizren do të jemi te ura e Ralinit në orën 08.45. Pamjet për fotografi nga maja do të jenë madhështore pasi do të shihni relievin prej Sharrit të Lybetenit e me tutje, Koritnikut, Pashtrikut, rrafshit të Dukagjinit e deri te bjeshkët e Istogut, thuhet në njoftimin e Hiking Prizren mountains.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat