Caku do të jetë kurrizi dhe Maja e Peklenës - Bota Sot
Caku do të jetë kurrizi dhe Maja e Peklenës

Alpinizem

Caku do të jetë kurrizi dhe Maja e Peklenës

Më: 16 maj 2019 Në ora: 15:41
Caku do të jetë kurrizi dhe Maja e Peklenës

Pas ditës së paharrueshme në Sharrin e Pllanjanës në Prizren, ju informojmë se Hiking Njeri të dielën më 19 maj do të organizojë ecjen “Adventure in Peklena dhe kanjonin e Sushicës” në bjeshkë të Rugovës. 
"Nëse jeni për hiking aventurë të pastër me pamje mahnitëse të bjeshkëve, kanjoneve, greminave, shpellave, qytetit komplet të Pejës, luleve të shumta dhe rrafshit të Dukagjinit, ky është Hiking për ju.

Herën e fundit që e patëm organizuar këtë ecje në 2016, të gjithë fillestarët e kanë përfunduar gjiron pa problem.

Nisja e ecjes do të bëhet nga qyteti i Pejës ndërsa caku do të jetë kurrizi dhe Maja e Peklenës si dhe Kanjoni i Sushicës. Ecja është me vështërsi mesatare dhe do të bëhet nëpër shteg malor, në natyrën e egër por të bukur të Rugovës. 
Gjatësia e ecjes për në Peklenë dhe Kanjon të Sushicës është rreth 13 km dhe duke u bazuar në relievin dhe shteg, hynë në kategorinë e ecjeve me vështërsi mesatare.

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni: Grykën e Rugovës, Vjellakun, Majën e Hasanit, qytetin e Pejës, Rrafshin e Dukagjinit, bjeshkët tjera të Rugovës dhe më shumë. Pamjet nga Peklena janë mahnitëse!", thuhet nga Hiking Njerit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...