Vdekjet e fundit në Mount Everest – CNN e takon edhe kosovaren Mrika Nikçi atje

Alpinizem

Vdekjet e fundit në Mount Everest – CNN e takon edhe kosovaren Mrika Nikçi atje

Më: 29 maj 2019 Në ora: 12:56
Mrika Nikçi dhe babai i saj Arindi

CNN i ka kushtuar një shkrim ngjitësve të guximshëm të Malit Everest. CNN shkruan se mali të bën të ndihesh me aftësi supernatyrore, por gjithsesi mali ka plane të tjera.

Shkrimi fillon me qytezën e vogël Lukla, që njihet si rruga e vetme për në malin e famshëm. Ajo ka një ndër pistat më të rreikshme të aterrimit të helikopterëve në botë.

Aty shumë ngjitës të malit po presin që të u vie fluturimi që do i marrë dhe i kthejë ata nëpër vendet e tyre. Ata që janë munduar të ngjiten apo që kanë arritur të ngjiten dallohen prej fytyrave të tyre që janë djegur nga dielli dhe lodhja e dukshme e tyre.

Sezoni i ngjitjes në Everest zgjatë vetëm disa javë. Këtë vit kjo periudhë ka qenë fatale me 11 ngjitës që kanë vdekur nga 600 sa kanë arritur gjithsej të arrijnë majen e kësaj pike.

Vdekjet ndodhin për tre arsye të ndryshme, duke filluar nga mungesa e oksigjenit gjatë ngjitjes, mbushjes së mushkërive me ujë si shkak i mungesës së oksigjenit në qarkullimin e gjakut apo edhe bartja e lëngjeve në tru.

Autori i këtij shkrimi merr storiet e atyre pak ngjitësve të sukseshëm që tregojnë vështirësitë dhe sfidat e tyre që fillojnë nga ngrirja e gishtave deri tek sfidat në frymëmarrje.

Ndër ta është edhe 17 vjeçarja Mrika Nikçi dhe babai i saj Arindi nga Kosova. Ata thonë se vendosën të presin pak më shumë për të bërë ngjitjen e tyre duke parë turmat e mëdha që kishte në fillim të sezonit të ngjitjeve.

“U ndjeva mrekullueshëm. Ishte shumë mirë. Ne u desht të presim gati nëntë ditë në Kampin 2 për shkak të disa problemeve. Ato ditë kishte shumë trafik dhe gjëra tjera por kur u nisëm ishim vetëm ne. Mori mot i mirë. Ngjitja zgjati nëntë orë”, tha Mrika.

Babai i saj është krenar, dhe mbështetës për ëndërrën e vajzës. Ajo ka për qëllim të jetë personi më i ri që arrinë të ngjitë shtatë majat më të larta në shtatë kontinente para se të mbushë 18 vjet. Por gjithsesi ngjitja ishte shumë e vështirë.

“Ne pamë kufoma rrugës. Unë mendoj se kjo mund të ndikojë negativisht tek ajo, ajo ka vetëm 17 vjet, por jo, ajo e kaloi edhe këtë sfidë”, tha Arin Nikqi.

“Kur vendos të ngjitesh në Everest, përgatitesh se do shohësh kufoma. Ndoshta diçka mund të iu ndodhë juve, babait tuaj, apo kujtdo që po ngjitet bashkë me ju, pra përgatitesh. Sheh një kufomë dhe mendon me vete, është në rregull, ai ka shkuar tanimë, nuk dua të jem si ai duhet të vazhdoj”, thotë Arind Nikçi.

Mali Everest është pika me lartë në botë me 8848 metra lartësi mbidetare. Më shumë se 300 persona raportohet të kenë vdekur atje prej vitit 1977. Gjithsesi ky numër mund të jetë më i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat