Flamuri i Kosovës dhe ai kombëtar në majën më të lartë të botës

Alpinizem

Flamuri i Kosovës dhe ai kombëtar në majën më të lartë të botës

Nga: K. Goca Më: 1 qershor 2019 Në ora: 10:36
Flamuri i Kosovës dhe ai kombëtar në majën më të lartë të botës

Trimat e Kosovës, alpinistja Mrika Nikçi dhe alpinisti Arianit Nikçi, ndryshe babë e bijë, ditë më parë bënë senzacion, duke u ngjitur në majen më të lartë në botë Mt. Everest 8848 led.
“17 vjeç dhe, së bashku me babin tim - Nitin, realizova qëllimin tim, preka majën më të lartë të botës - Everestin !
Ishte qëllimi im, ishte ëndrra ime e cila me përcolli vazhdimisht që nga fillimi i vitit 2018. Në fillim, mendoja se është një ëndërr e parealizueshme, kishte persona që me inkurajonin dhe që me dekurajonin por, vendosa të jem shumë e disiplinuar dhe e fokusuar në kordinimin e guximit, qëndrueshmërisë psikike dhe fizike, arrita qëllimin tim! 
Në Everest, gjithçka punon kundër trupit dhe personalitetit tënde, e që të ndalon që të vazhdosh përpara, është lartësia, mungesa e ajrit, koha e papërshtatshme, orteqet e shumta, shembjet e akullnajave në pjesën më të rrezikshme për jetë - Khumbu Icafall, e që për mua ishte shume atraktive!
Kjo sezon e ngjitjes në Everest, ishte shumë tragjike, me 11 alpinistë të vdekur nga e tërë bota, për të cilët ndjejë shumë keqardhje, mirëpo, meqenëse isha personi më i ri në kampin bazë të Everestit, i jam mirënjohëse të gjjthë atyre udhëheqësve të CTSS, të cilët duke pas në konsideratë moshën time, vazhdimisht me inkurajuan për këtë ngjitje sfiduese duke ma forcuar edhe më shumë përkushtimin tim duke me mësuar se si duhet respektuar madhështinë e bjeshkës, konform dëshirës së madhe, e që rezultojë me ngjitjen e suksesshme! 
Tani nisemi për Denali, njërën nga majet më të vështira në grupin Seven Summits, urojme që të kemi fat me kohën.
Dashnija dhe përkrahje e Juaj, më bënë më të lehtë ngjitjen në Everest!”, shkruan Mrika, e cila ka postuar foto me Flamur të Kosovës dhe Kombëtar në majen më të lartë të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat